Ministry of Tourism, Culture and Sport

FTESË PËR OFERTË

PËR OPERATORËT EKONOMIKË/ORGANIZATA TË SPECIALIZUAR NË OFRIMIN  E SHËRBIMIT ME OBJEKT:

“ORGANIZIMI I AKTIVITETIT ME RASTIN E 20-VJETORIT TË RRJETIT TË EKSPERTËVE TË EVROPËS JUGLINDORE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE JOMATERIALE TË UNESCO-S”.

Ftesë për ofertë aktiviteti UNESCO,  SHKARKO KETU

Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri:                     Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Adresa:                  Rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 76, ish Kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë

E-mail:                  info@mtks.gov.al

Faqja e Internetit: www.mtks.gov.al

Autoriteti kontraktor do të zhvillojë procedurën e prokurimit, me objekt “Mbi përcaktimin e kuadrit ligjor dhe mënyrës së realizimit të procedurës për organizimin e aktivitetit me rastin e 20-vjetorit të Rrjetit të Ekspertëve të Evropës Juglindore për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s” me fond limit 11,073,933 (njëmbëdhjetë milion e shtatëdhjetë e tre mijë nëntëqind e tridhjetë e tre) lekë pa tvsh.

Data e dorëzimit të ofertave do të jetë 30.10.2026,  ora 10:00

Data e hapjes së ofertave do të jetë 30.10.2026, ora 10:30

Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi sipas termave të referencës si vijon:

  1. PËRMBAJTJA
  2. HYRJE

Ministria e Turizmit Kulturës dhe Sportit në kuadër të takimit 20 vjetor të Rrjetit të Ekspertëve të Europës Juglindore për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, UNESCO.  Qëllimi i këtij aktiviteti një mundësi e rendësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale si  dhe prezantimin e vlerave dhe praktikave shqiptare në këtë fushë..

  1. QËLLIMI I TERMAVE TË REFERENCËS

Qëllimi i këtyre Termave të Referencës është të përcaktojë kushtet, kërkesat teknike, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme për aktivitetin në kuadër të 20 vjetorit të Rrjetit të Ekspertëve të Europës Juglindore për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale, UNESCO

  1. PËRSHKRIMI I SHËRBIMEVE
“Takimi i 20-vjetorit të Rrjetit të Ekspertëve të Evropës Juglindore për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në datat 08 – 11 Nëntor 2026”
Përshkrimi Dite/Muaj/Sasia
A Shërbim Konceptim Artistik dhe Mbështetje
Shërbim Konceptim Artistik i Programit 4-Ditor & Skenari i Mirëseardhjes 1
Shërbim Mbështetje logjistike dhe koordinimi i vizitës së delegacioneve të UNESCO-s.
Ofrimi i mbështetjes logjistike për organizimin dhe koordinimin e vizitës së delegacioneve të UNESCO-s në Shqipëri gjatë periudhës 8–11 nëntor 2026. Shërbimi do të përfshijë koordinimin e programit dhe axhendës së vizitës, organizimin e transportit lokal dhe transfertave sipas nevojave të delegacioneve, koordinimin me hotelet dhe ofruesit e shërbimeve, asistencën për pjesëmarrësit gjatë zhvillimit të aktiviteteve, si dhe ndjekjen e nevojave organizative dhe logjistike për mbarëvajtjen e programit.
Ky shërbim synon të sigurojë koordinim të integruar ndërmjet aktiviteteve, ofruesve të shërbimeve dhe delegacioneve, duke garantuar zhvillimin e programit sipas axhendës së miratuar.
1
B Organizimi i pritjes zyrtare dhe darkës së mirëseardhjes së delegacioneve
Organizimi dhe realizimi i pritjes zyrtare dhe darkës së mirëseardhjes për delegacionet e UNESCO-s dhe të ftuarit, duke përfshirë sigurimin dhe përgatitjen e hapësirës, shërbimin e mikpritjes, ushqimin dhe pijet, si dhe një menu të kuruar me elemente të kuzhinës tradicionale shqiptare.
Aktiviteti synon të krijojë një atmosferë mikpritëse dhe përfaqësuese, duke promovuar traditat kulturore shqiptare përmes gastronomisë dhe përvojës së përbashkët.
Shërbim elemente tradicionale shoqërues për dekorimin dhe efektin artizanal të paraqitjes së cateringut 1
Darkë Mikpritje me menu të përzgjedhur 40
C Organizimi dhe realizimi i një shfaqjeje kushtuar trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare
Konceptimi dhe realizimi i një programi artistik me performanca kulturore, muzikë, valle dhe elemente të traditës shqiptare, për rreth 150 pjesëmarrës. Shfaqja duhet të përfshijë performanca me kostume tradicionale shqiptare dhe elemente përfaqësuese të trashëgimisë kulturore jomateriale.
Shërbimi do të përfshijë sigurimin dhe marrjen me qira të hapësirës, skenës, pajisjeve të ndriçimit dhe sistemit të fonisë, ndriçimin e ambientit, marrjen me qira të kostumeve tradicionale, honoraret e performuesve, si dhe koordinimin teknik dhe logjistik të realizimit të shfaqjes.
Shërbim Drejtim Teknik, Menaxhim i Përgjithshëm i Eventit 1
Shërbim Konceptim i Programit 1
Regji dhe Drejtim Artistik i Eventit 1
Shërbim Koreografi 1
Prodhim Përmbajtje Vizuale e Multimediale me Tematikën e Eventit (Motion Design, Animacion, Montazh Video, Sound Design, Përshatje për Projeksion ose Ekrane Led) 1
Shërbim Dizajn Grafik i Identitetit të Eventit & Materialeve të Programit 1
Printim Broshura, Materiale Orientuese të Programit, Menu, Detaje Veshjesh etj. 1
Shërbim Catering në Hapësirat e Eventit 150 pjesëmarrës 150
Shërbim elemente tradicionale shoqërues për dekorimin dhe efektin artizanal të paraqitjes së cateringut 1
Shërbim Qera Veshjesh Popullore për aktivitetet artistike 50-60 veshje tradicionale 1
Shërbim Grup Performues Artistik për eventin 1
Transport & Akomodim për Performuesit 1
Dekor me elemente artizanal të ambjentit për aktivitetin 1
Qera Instrumentash 1
Konceptimi dhe realizimi i 20 seteve të personalizuara të frymëzuara nga trashëgimia kulturore jomateriale shqiptare 20
Shërbim Mbulimi me Foto & Video të Eventit 1
D Organizimi dhe realizimi i konferencës së UNESCO-s – 2 ditë “20 Vjetori i UNESCO, Trashëgimia Materiale”
Sigurimi i një hapësire të përshtatshme për zhvillimin e konferencës për një periudhë dyditore, në një nga hotelet e Tiranës (p.sh. Plaza, Marriott ose ambiente të tjera të përshtatshme), duke përfshirë marrjen me qira të sallës, pajisjet audiovizuale dhe teknike të nevojshme, si projektor, sistem fonie dhe ndriçim, si dhe shërbimin e coffee/lunch break për 30 pjesëmarrës për të dyja ditët.
Shërbim Konceptim i eventit dhe drejtim artistik për Konferencën Kryesore të UNESCO 1
Shërbim Drejtim Teknik, Menaxhim i Përgjithshëm i Eventit 1
Shërbim Menaxhim & Asistent Teknik gjatë Konferencës 2
Shërbim Design, Produksion & Post-Produksion Video / Pamje Grafike për Prezantim 1
Printime Konference (Backdrop, 2x Rollup, Foto, Bexha, Sinjalistikë Orientuese) 1
Qira Salle Prestigjoze për Konferencën & Prezantimin 150 persona 2
Infrastrukturë tekniko-skenike dhe Infrastrukturë audio-vizuale
(Ndriçimi Profesional, Ndriçim Arkitekturor), Audio dhe Foni (Boxe, Aksesore, Shperndares Audio per 150 persona), Integruar Ekran LED & Sistem Video Projektimi & Playback permasa 5 x 3m, Integruar Përkthim Simultan (Kabina, Kufje përkthimi (50 cope), & 1 përkthyes)
2
Shërbim elemente tradicionale shoqërues për dekorimin dhe efektin artizanal të paraqitjes së cateringut 2
Shërbim Katering Tradicional Konference (Coffee break & Lunch buffet) 30 pjesemarres dita I 30
Shërbim Katering Tradicional Konference (Coffee break & Lunch buffet) 30 pjesemarres dita II 30
Shërbim Foto & Video Dokumentim (2-Kamera + Fotograf) 2
E Shërbime Dita III Turi Kulturor në Terren
Shërbim Konceptim dhe guidim i turit kulturor në sitet e trashëgimisë 1
Guidë Profesionale e Licencuar / Ekspert i Trashëgimisë Kulturore në Muze/ Shërbim asistim përkthimi 1
Shërbim Transferta / Transport (Minibus /Autobus turistik komod) 1
F Shërbim Administrimi, Konsulence, logjistike, menaxhimi dhe koordinimi 1
  1. AFATI I ZHVILLIMIT TË AKTIVITETIT
  • Data e zhvillimit të aktivitetit: 08 – 11 Nëntor 2026
  • Kohëzgjatja totale e aktivitetit: 4 ditë.
  1. KONFIDENCIALITETI
  • Operatori është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e materialeve, dokumentacionit dhe çdo informacioni të lidhur me eventi.
  • Operatorit i ndalohet përdorimi i materialeve për qëllime të tjera pa leje.
  1. KRITERET E PERGJITHSHME TE PERZGJEDHJES/KUALIFIKIMIT
  2. operatori ekonomik është i regjistruar në regjistrin tregtar sipas legjislacionit të vendit ku ushtron aktivitetin ose sipas legjislacionit tё posaçёm, nё rastin e një organizate jofitimprurëse, ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit, dhe ka statusin aktiv;
  3. b) operatori ekonomik nuk është dënuar për asnjë nga veprat penale, të parashikuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;
  4. c) personi/at në cilësinë e anëtarit të organit administrativ, drejtuesit ose mbikëqyrësit, aksionerit ose ortakut, ose qё ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda operatorit ekonomik, nuk ёshtё ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për asnjë nga veprat penale, të përcaktuara në pikën 1, të nenit 76, të LPP-së;

ç) operatori ekonomik nuk është shpallur fajtor për shkelje të rëndë profesionale, për sa kohë që nuk është parashkruar, sipas legjislacionit në fuqi;

  1. d) operatori ekonomik nuk është në proces falimentimi;
  2. dh) operatori ekonomik ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e taksave dhe tatimeve 20të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit 76, të LPP-së; e) operatori ekonomik ka shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të energjisë elektrike, dhe përmbush kërkesat që rrjedhin nga legjislacioni i fushës në fuqi. Ky informacion kërkohet për operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë; ë) operatori ekonomik nuk ndodhet në kushtet e konfliktit te interesit, sipas legjislacionit në fuqi;
  3. f) operatori ekonomik ushtron aktivitetin në zbatim të kërkesave ligjore të legjislacionit mjedisor, social dhe të punës; ndryshuar me VKM 498/2024 20 Ndryshuar me Vendimin Nr. 710 datë 24.11.2021.
  4. g) operatori ekonomik ka paraqitur ofertë të pavarur, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi;
  5. gj) Operatori është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e materialeve, dokumentacionit dhe çdo informacioni të lidhur me projektin

Keto kushte do te plotesohen me paraqitjen e formularit Permbledhes te Vetdeklarimit te operatori ekonomik ne diten e hapjes se Ofertes, sipas shtojces 10 te DST-ve te Sherbimeve Sociale dhe sherbimeve te tjera specifike.

Ne rast bashkimit të operatorëve ekonomike, secili anëtar i grupit duhet duhet te paraqesë Vetdeklarimin e lart përmendur.

III. KRITERET E VECANTA TE KUALIFIKIMI

  1. Ofertuesi duhet të paraqesë;
  2. Formularit Përmbledhes të Vetdeklarimit të operatori ekonomik në ditën e hapjes së Ofertës, sipas shtojcës 10 të DST-ve të Shërbimeve Sociale dhe shërbimeve të tjera specifike;
  3. Formulari i ofertës të shërbimit
  4. Sigurimin e ofertës në vlerën 2% të fondit limit.
  1. Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar

2.1 Për të provuar kapacitetin financiar dhe ekonomik, OE duhet të ketë xhiro minimale vjetore të realizuar për periudhën e 3 viteve të fundit financiare (2023/2024/2025) jo më pak se 40% e fondit limit të kontratës që po prokurohet.

Kjo kërkesë konsiderohet e përmbushur, nëse OE arrin vlerën e xhiron minimale në të paktën 1 vit të periudhës së kërkuar.

  1. Kapaciteti Teknik

3.1 Operatori ekonomik ofertues duhet të ketë eksperiencë të provuar në 3 vitet e fundit në një vlerë jo më pak se 40% e fondit limit në organizimin e eventeve të ngjashme.

Për të provuar eksperiencën e mëparshme operatori ekonomik duhet të paraqesë kontrata të ngjashme lidhur me shërbimet e ofruara me institucionet publike ose fatura në rastin e shërbimeve ofruara me subjektet private.

3.2 Operatori Ekonomik fitues duhet të marri përsipër të ketë staf të kualifikuar për sa më poshtë vijon:

Si staf kryesor:

  • Producent (1)
  • Kordinator projekti (1)
  • Regjisor (1)
  • Kurator Arti (1)

Si staf mbështetës:

  • Grafik dizajner (1)
  • Fotograf dhe Videograf (1)
  • Koreograf (1)
  • Montazhier (1)

Për përmbushjen  e këtij kushti, Operatori Ekonomik duhet paraqesi Vetdeklarimit në të cilin merr përsipër se disponon staf të kualifikur për zhvillimin e aktivitetit.

Kur oferta paraqitet nga një bashkim operatorësh, kriteri konsiderohet i plotësuar bashkërisht nga i gjithë bashkimi i operatorëve

Për të plotësuar kriterin e mësipërm operatori ekonomik duhet të paraqesë për secilin anëtar të stafit kontrata e punës ose marrëveshjet e bashkëpunimit.

3.3 Operatori ekonomik duhet të marrë përsipër se kateringu që do të shërbehet për të ftuarit të jetë i një cilësie të lartë, me ushqime të freskëta.

Për pëmbushjen e këtij kriteri  operatori duhet të paraqesë vetëdeklarim si dhe ne perllogaritjen e ofertës do ti referohet VKM nr. 2243, datë 15.05.1995 “Për Shpenzimet për pritje, përcjellje dhe trajtimin që u bëhet delegacioneve të huaja” i ndryshuar.

3.5 Operatori duhet të paraqesë vetëdeklarim në të cilin merr përsipër kryerjen e të gjitha shërbimeve.

3.4 Të garantojë të ruajë konfidencialitetin e materialeve, dokumentacionit dhe çdo informacioni të lidhur me eventi.

Operatori Ekonomik për plotësimin e kritrit të sipërcituar do të paraqesë deklaratë konfidencialiteti.

3.5 Operatori ekonomik fitues për nënshkrimin e një kontrate/dorëzimin e faturës tatimore duhet të ketë:

–  Kopje të Certifikatës elektronike për Fiskalizimin, për tatimpaguesit që përdorin Platformën Qendrore të Faturave.

–  Kopje të Certifikatës elektronike per Fiskalizimin dhe Kopje të vlefshme të Kontratës së lidhur me Shoqërinë e Certifikuar për zgjidhjen softwar-ike në përdorim, për tatimpaguesit që lëshojnë faturat nëpërmjet zgjidhjes softëar-ike”.

Gjuha e ofertës duhet të jetë: shqip / i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i njësuar me origjinalin nga noteri.

Konkurrentët paraqesin vetëm 1 (një) zarf me dokumente të cilët duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre në përputhje me kërkesat për kualifikim dhe vlerësim të kërkuara nga institucioni që zhvillon proceduren.

3.6. Zarfi i dokumenteve duhet të jetë i mbyllur, i vulosur dhe mbi të duhet të jenë të shkruara:

“Ofertë për procedurën me objekt “ Organizimin e aktivitetit me rastin e 20-vjetorit të Rrjetit Të Ekspertëve të Evropës Juglindore për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të Unesco-s”.

Për: Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Adresa: Rruga “Aleksandër Moisiu” nr. 76/1, ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, Tiranë.