Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në kuadër të Asamblesë së 26-të të Përgjithshme të UN Tourism, Ministri Blendi Gonxhja zhvilloi një takim shumë frytdhënës dhe miqësor me Ministrin e Turizmit dhe Antikitetit të Egjiptit, z. Sherif Fathi Attia. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke hapur horizonte të reja për bashkëpunim në fushat e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe promovimit të destinacioneve historike në arenën ndërkombëtare.

Diskutuan gjerësisht mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e turizmit kulturor, nxitjen e shkëmbimeve profesionale dhe shkencore mes institucioneve të të dy vendeve, si dhe mbi ndarjen e përvojave në menaxhimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë muzeale e arkeologjike. Me shprehjen e vlerësimit të veçantë për hapjen e Muzeut të Ri të Egjiptit, një arritje madhore që dëshmon përkushtimin e Egjiptit në ruajtjen dhe promovimin e historisë së tij të lashtë përmes teknologjisë dhe inovacionit. Gjithashtu, në përgëzimin e ministrit për zgjedhjen e Dr. Khaled El-Enany, me origjinë egjiptiane, si Drejtor i ri i UNESCO-s — një moment i rëndësishëm që nderon jo vetëm Egjiptin, por gjithë rajonin tonë, duke reflektuar potencialin e madh të bashkëpunimit kulturor dhe diplomatik në nivel global.

Ky takim forcon bindjen se përmes partneriteteve të tilla strategjike mund të ndërtojmë ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe të promovojmë më tej vlerat e trashëgimisë sonë të përbashkët njerëzore.

Foto Album, kliko këtu!