Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja zhvilloi një vizitë në Plazhin e Malit të Robit në Kavajë, ku u njoh nga afër me situatën në terren dhe zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me banorët e zonës për çështje që lidhen me menaxhimin e hapësirave publike, aksesin e qytetarëve në plazh dhe kushtet që duhet të ofrojë një destinacion turistik cilësor.

Gjatë takimit, banorët ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre lidhur me mirëmbajtjen e plazhit, infrastrukturën dhe shërbimet në dispozicion të pushuesve. Ministri Gonxhja theksoi se garantimi i aksesit të lirë dhe të barabartë në hapësirat publike mbetet një prioritet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, pushtetit vendor dhe komunitetit për adresimin e problematikave dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Vizita u fokusua gjithashtu në nevojën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, me synimin për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për ta bërë Plazhin e Malit të Robit një destinacion më të aksesueshëm dhe më mikpritës për të gjithë vizitorët.

Video, kliko këtu!