Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit njofton se vijon puna për transformimin epokal të Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura. Ky investim madhor parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, krijimin e një laboratori të avancuar restaurimi, si dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike të vendit.