Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në mbledhjen e radhës të Komitetit Drejtues të projektit për Parkun Arkeologjik Bylis–Klos, me pjesëmarrjen e zv.ministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Lira Pipa, Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, si dhe përfaqësuesve të Delegacionit Europian, AICS dhe IKTK, u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të tij. Në qendër të takimit ishin dy komponentët kryesorë:

Qendra Multifunksionale për Vizitorët, e konceptuar si një hapësirë moderne për interpretim, edukim dhe promovim të trashëgimisë së Bylisit dhe Klosit;
Plani i Konservimit Arkeologjik, që synon ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të parkut në një perspektivë pesëvjeçare. Ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe qeveria italiane, përfaqëson një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit kulturor në Shqipëri.