Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti Michael Granoff dhe përfaqësues të tjerë, së bashku me Bordin Drejtues të Fondit “Butrint Management Foundation”, në një takim mbi ecurinë shumë të mirë të projekteve të përbashkëta në fushën e trashëgimisë, turizmit dhe zhvillimit lokal. Shumë prej këtyre nismave, të nisura vite më parë e që kishin kaluar periudha sfidash apo ngecjesh, po marrin sot hov të ri falë bashkëpunimit të ngushtë dhe vizionit të përbashkët për transformimin e qëndrueshëm të siteve kulturore dhe destinacioneve turistike. Bashkimi i turizmit, kulturës dhe sportit po krijon një sinergji të re zhvillimi, ku idetë e hershme po kthehen në projekte konkrete që gjallërojnë komunitetet, ruajnë trashëgiminë kulturore dhe e shndërrojnë atë në një burim të qëndrueshëm vlerash për vendin.