Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Vijojnë punimet për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Turanit, një monument me rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike, i përfshirë në listën e objekteve në risk të DRTK Korçë. Ndërhyrjet, të financuara nga fondi i MTKS për rastet emergjente, përfshijnë konsolidimin e muraturave, trajtimin e çarjeve, restaurimin e kupolës dhe çatisë, si dhe përmirësimin e mbrojtjes nga lagështira.

Krahas shpëtimit dhe stabilizimit të monumentit, synohet edhe rivitalizimi i tij si pjesë e itinerareve turistike dhe kulturore të zonës, duke ruajtur autenticitetin dhe vlerat e tij historike për brezat e ardhshëm.

Video, kliko këtu!