Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në kuadër të Tryezës së Diskutimit “Rural Tourism”, zhvilluam një dialog mbi zhvillimin rural dhe ndërtimin e një modeli turizmi gjithëvjetor për Gjinarin dhe Qarkun e Elbasanit. Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të turizmit në Shqipëri, vëmendja jonë mbetet te cilësia: shpërndarja e balancuar e vizitorëve, forcimi i ekonomisë lokale dhe mbrojtja e mjedisit. Gjinari, me pasuritë natyrore, afërsinë me Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe traditën në bujqësi, gastronomi e mikpritje, përfaqëson një potencial të rëndësishëm. Agroturizmi, produktet lokale dhe infrastruktura, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërinstitucional dhe komunitar, janë thelbësore për ta konsoliduar zonën si destinacion të turizmit rural dhe natyror.

Foto Album, kliko këtu!