Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Kryeqyteti shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare, duke u renditur nga mediat e huaja si një nga qytetet më tërheqëse dhe më të përballueshme për një arratisje kulturore këtë vjeshtë.
Sipas gazetës britanike Mirror, “Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes pushuesve britanikë, me kërkimet për udhëtime në Tiranë që janë rritur me 91% krahasuar me vitin e kaluar.”