Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hap thirrjen për aplikime për projekte në fushën e sportit, në mbështetje të propozimeve të paraqitura nga KOKSH, Olimpiku Special Shqiptar, Federatat Sportive Joolimpike dhe Fondacionet Sportive, të regjistruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Afati i aplikimit: Thirrja qëndron e hapur deri më 20.02.2026.
Kohëzgjatja e zbatimit: Veprimtaritë e projektit duhet të zhvillohen brenda vitit 2026.
 
Mund të aplikojnë:
  • KOKSH
  • Olimpiku Special Shqiptar
  • Federatat Sportive Joolimpike
  • Fondacionet Sportive
    (të regjistruara në Republikën e Shqipërisë dhe me objekt veprimtarie promovimin e sportit masiv/elitar dhe edukimin përmes sportit).
Prioritetet e thirrjes
Projektet duhet të synojnë një ose më shumë nga prioritetet:
  • Promovimi i sportit shkollor
  • Promovimi i sportit universitar
  • Promovimi i sportit për personat me aftësi të kufizuara
  • Promovimi i sportit për të gjithë
  • Promovimi i gjithëpërfshirjes në sport
  • Veprimtari në kuadër të marrëveshjeve federata–Ministri për masivizimin e sportit
  • Promovimi i arritjeve sportive shqiptare në arenën ndërkombëtare
Mund të kualifikohen për financim ose bashkëfinancim të gjitha veprimtaritë që kanë në fokus sportin dhe synojnë arritjen e prioriteteve të thirrjes.
Dokumentet e kërkuara për aplikim
Në aplikim duhet të dorëzohen (mes të tjerash):
  • Projekt-propozimi i miratuar paraprakisht nga organi ekzekutiv + vendimi përkatës
  • Vendimet e asamblesë vjetore (viti paraardhës) dhe vendimet e asamblesë së fundit zgjedhore (për federata sportive)
  • Kopje e statutit dhe/ose vendimit të gjykatës për regjistrim
  • Dokumentacion që vërteton regjistrimin si person juridik
  • Urdhri i ministrit për miratimin e statutit dhe ndryshimeve në fuqi
  • Bilanci financiar i miratuar
  • Të dhënat e llogarisë bankare të nivelit të dytë, e dedikuar për financimet nga Ministria
  • Raporte financiare periodike për fondet publike të akorduara për vitin 2025
Formulari i Aplikimit, kliko këtu!
Udhëzuesi i Thirrjeve, kliko këtu!
Një federatë mund të paraqesë më shumë se një projekt-propozim brenda një aplikimi të vetëm në këtë thirrje.