Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

U mblodh sot Task Forca Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik 2026, për të koordinuar veprimet dhe masat konkrete që do të garantojnë mbarëvajtjen e sezonit veror në të gjithë vendin.

Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore që lidhen me sigurinë në plazhe, respektimin e distancave të mjeteve lundruese, pastërtinë dhe kujdesin mjedisor në zonat turistike, kontrollin e zhurmave, sigurinë ushqimore, funksionimin e pikave shëndetësore sezonale, si dhe menaxhimin e trafikut dhe fluksit të lartë të vizitorëve në pikat kufitare dhe destinacionet bregdetare.

Shqipëria po përjeton një tjetër vit rekord për turizmin, me rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve dhe me një interes gjithnjë në rritje për destinacionet tona turistike. Për këtë arsye, bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional, reagimi i shpejtë ndaj çdo problematike dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit mbeten thelbësore për të garantuar një sezon të sigurt, të pastër dhe të suksesshëm për turistët që zgjedhin Shqipërinë.

Foto album, kliko këtu!