Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Ministri Blendi Gonxhja me delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Sportit Shkollor (ISF), të kryesuar nga z. Željko Tanasković, President i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Shkollor (ISF), dhe z. Ljubomir Grujić, President i Federatës Evropiane të Sportit Shkollor, në një takim zyrtar së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e rinisë, sportit shkollor dhe edukimit.
Gjatë diskutimeve, delegacioni prezantoi idenë e zhvillimit në Shqipëri të “ISF Gymnasiade 2028”, një nga eventet më të mëdha ndërkombëtare të sportit shkollor, që sjell së bashku rreth 5000 nxënës nga 130 shtete të botës, të cilët garojnë në 26 disiplina sportive përgjatë një aktiviteti 10-ditor.
Ky event përfaqëson një mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, edukimit, turizmit dhe diplomacisë sportive, si dhe për rritjen e prezencës ndërkombëtare të Shqipërisë.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit po vlerëson të gjitha detajet organizative dhe infrastrukturore, si dhe mundësinë e zhvillimit të këtij eventi prestigjioz në Shqipëri.