Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, pata kënaqësinë të takoj prof. Matteo Mandalà dhe prof. Francesco Altimari, dy personalitete të shquara të botës arbëreshe dhe albanologjisë ndërkombëtare, të nderuar nga Presidenti i Republikës me “Urdhrin e Skënderbeut” për kontributin e tyre të vyer në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit arbëresh e shqiptar.

Gjatë takimit, u ndalëm në rëndësinë e Dosjes “Moti i Madh” për UNESCO, një nismë kulturore dhe identitare me vlerë të veçantë për njohjen ndërkombëtare të trashëgimisë sonë shpirtërore, si edhe në promovimin e veprës së plotë të Martin Camajt, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Mirënjohje e thellë për miqtë e Shqipërisë dhe për të gjithë ata që, përmes dijes dhe përkushtimit, e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar kudo në botë.

Foto Album, kliko këtu!