Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Minstri Blendi Gonxhja së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit mirëpritën në një takim pune përfaqësues të École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP), për të diskutuar mbi avancimin e bashkëpunimit të mundshëm me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, një partneritet që synon të materializohet në nisma konkrete dhe afatgjata në fushën e fotografisë dhe edukimit artistik.

Në fokus të këtij bashkëpunimi është krijimi i një platforme të përbashkët që lidh praktikën bashkëkohore me trashëgiminë, përmes zhvillimit të programeve të rezidencës artistike, ekspozitave të përbashkëta dhe shkëmbimeve akademike, si dhe ngritjes së një laboratori fotografik analog si një hapësirë e re për edukim, kërkim dhe krijimtari, që synon të fuqizojë të rinjtë dhe të zgjerojë dimensionin ndërkombëtar të institucionit.