Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në takimin me Mohammad Ali Rashed Lootah, CEO-n e Dhomës së Tregtisë të Dubait dhe Abu Dhabit, kreun e një nga institucioneve më me ndikim ekonomik në Emiratet e Bashkuara Arabe, riafirmuam përkushtimin tonë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe institucional mes Shqipërisë dhe Emirateve.

Diskutuam për mundësitë konkrete të partneriteteve në fusha strategjike si turizmi, kultura, infrastruktura dhe ekonomia krijuese, duke synuar të pozicionojmë Shqipërinë si një destinacion tërheqës për investime dhe zhvillim afatgjatë.

Një dialog konstruktiv që hap horizonte të reja për bashkëpunim dypalësh dhe ndërveprim të qëndrueshëm ekonomik mes vendeve tona.

Foto Album, kliko këtu!