Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja, zhvilloi sot takimin e parë të Këshillit Kombëtar të Rinisë, një moment i rëndësishëm që shënon nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe të rinjve. Ky takim përfaqëson një hap konkret drejt ndërtimit të një partneriteti të hapur, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, ku zëri i të rinjve vendoset në qendër të procesit vendimmarrës.

Këshilli Kombëtar i Rinisë do të shërbejë si një urë e drejtpërdrejtë komunikimi mes të rinjve dhe institucioneve, duke krijuar një hapësirë ku idetë, shqetësimet dhe propozimet e tyre të kenë peshë reale dhe të reflektohen në politika publike konkrete. Sipas tij, përfshirja aktive e të rinjve është thelbësore për hartimin e politikave që adresojnë nevojat reale të brezit të ri dhe për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

Ky takim i parë shënon fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm, ku Këshilli Kombëtar i Rinisë synon të jetë një mekanizëm funksional dhe i vazhdueshëm konsultimi, duke garantuar që politikat për rininë të ndërtohen me të rinjtë dhe për të rinjtë.

Foto Album, kliko këtu!