Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja në takimin me Tobias Flessenkemper, Drejtor në Drejtorinë për Demokraci të Këshillit të Evropës, në kuadër të Konferencës së 42-të të European Youth Card Association (EYCA), e cila po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Pritja e kësaj konference në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 100 përfaqësuesve nga më shumë se 30 vende evropiane, konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në rrjetet dhe nismat evropiane të rinisë. Njëkohësisht, ajo shërben si një platformë e rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe promovimin e politikave që vendosin të rinjtë në qendër të zhvillimit. Së bashku me z.Flessenkemper diskutuam mbi rëndësinë e fuqizimit të të rinjve, promovimin e mobilitetit rinor në Europë dhe thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Europës për krijimin e më shumë mundësive për brezin e ri.

Rinia mbetet një prioritet strategjik dhe investimi më i sigurt për të ardhmen. Përmes bashkëpunimit me partnerët tanë europianë, synojmë të zgjerojmë mundësitë për pjesëmarrje, mobilitet, edukim dhe zhvillim për çdo të ri shqiptar.