Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Takimi i parë zyrtar me UN Tourism, pas marrjes së detyrës në janar nga Sekretarja e Përgjithshme, Sheikha Al Nowais, shënoi një moment të rëndësishëm gjatë #FITUR2026. Diskutuam mbi suksesin e Shqipërisë si destinacion turistik, si edhe mbi hapjen e Akademisë së Turizmit në Shqipëri, nismë që gëzoi mbështetjen e plotë të Sekretares së Përgjithshme. UN Tourism do të asistojë me ekspertizë të specializuar sipas nevojave të identifikuara, ndërsa u dakordësua një plan pune me pika konkrete bashkëpunimi.

Foto Album, kliko këtu!