Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësues të AADF dhe BMF për Parku Kombëtar i Butrintit, u diskutua mbi ecurinë shumë pozitive të vitit që lamë pas, duke theksuar rolin e mirëmenaxhimit dhe administrimit efikas të parkut si një model i suksesshëm bashkëpunimi.

Falë kësaj qasjeje të qëndrueshme, numri i vizitorëve arriti në 295,152, ose 147% më shumë krahasuar me vitin 2023, ndërsa të ardhurat pësuan një rritje të ndjeshme prej 218%. Këto rezultate reflektojnë jo vetëm rritjen e interesit për këtë pasuri të jashtëzakonshme kulturore dhe natyrore, por edhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe eksperiencës për vizitorët.

Në vijim, u ndalëm edhe te pritshmëritë për sezonin e ri turistik, ku u theksua rëndësia e zgjerimit dhe pasurimit të kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike. Synimi është që përvoja në Butrint të jetë edhe më e plotë, duke ofruar jo vetëm vizitë në sitin arkeologjik, por një eksperiencë të gjallë kulturore gjatë gjithë vitit.

Në këtë kuadër, u diskutuan gjithashtu ide dhe iniciativa të reja për promovimin, rritjen e ndërveprimit me publikun dhe forcimin e mëtejshëm të rolit të Butrintit si një destinacion i rëndësishëm në hartën turistike dhe kulturore të Shqipëri.

Foto album, kliko këtu!