Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shteti do të ndërhyjë energjikisht për shpëtimin, restaurimin dhe mbrojtjen e banesave monument kulture që rrezikojnë të degradojnë apo të humbasin për shkak të neglizhencës, fragmentimit të pronësisë, braktisjes nga pamundësia për t’i dale zot apo mosveprimit të qëllimshëm, duke marrë përsipër gjithë punimet dhe duke ndihmuar ndjeshëm qytetarët, por edhe duke ngarkuar pronarin me pjesën e arsyeshme të kostos së detyrimit përkatës!

Nisim nga Gjirokastra, pasuri botërore në UNESCO, ku nga 390 banesa monument kulture, rreth 90 janë në rrezik!
Puna teknike dhe administrative ka nisur, ndërsa kantieret e para do të hapen në fillim të vitit të ardhshëm, ku projektet do të jenë të hartuara me manualet zyrtare të restaurimit dhe me aprovim nga KKTKM.

DRTK-të rajonale dhe IKTK qendrore do të ndjekin e mbikqyrin procesin, praktikat dhe komunikimin me çdo të interesuar.
Nisma e shumëpritur vjen me mbështetje vjetore buxhetore dhe zbatohet nga MTKS, në kuadrin e rëndësisë strategjike, identitare, vlerës universale e kolektive, potencialit promovues turistik e ekonomik që banesat monumente kulture mbartin e evokojnë, si pasuri arkitektonike dhe etnografike e si dëshmi të gjalla të trashëgimisë dhe traditës.

Video, kliko këtu!