Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shqipëria në tryezën botërore të turizmit, në TOURISE Summit në Riad, kryeqyteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite, që bashkoi ministra, drejtues të agjencive ndërkombëtare, përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve kryesore të investimeve globale, ekspertë e drejtues kryesorë organizatash nga rajoni e bota.

Diskutimet u fokusuan në trendet transformuese të industrisë, inovacionin, qëndrueshmërinë dhe partneritetet ndërsektoriale, me qëllim përcaktimin e një agjende të përbashkët për të ardhmen e turizmit botëror dhe bashkëveprimin sektorial.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë përfaqëson një moment të rëndësishëm diplomatik dhe strategjik, duke e pozicionuar vendin tonë si një aktor në dialogun global për zhvillimin e turizmit me vlerë, të qëndrueshëm, të koordinuar dhe gjithëpërfshirës.

Foto Album, kliko këtu!