Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shqipëria shënon një moment historik duke u përfaqësuar për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, një ngjarje që shënon një pikë kthese për sportet dimërore shqiptare, të cilat kaluan nga një aspiratë, në një program kombëtar me standarde europiane, profesionalizëm dhe ambicie olimpike afatgjata.

Dorëzimi i Flamurit Kombëtar nga Presidenti i Republikës, SH.T. Z. Bajram Begaj, shënoi një emocion të rrallë në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar!

Ky sukses është fryt i punës së sportistëve, trajnerëve dhe gjithë komunitetit sportiv, në veçanti nga Federata Shqiptare e Skive dhe KOKSH, si dhe i një vizioni të ri të Qeverisë Shqiptare që e sheh sportin si prioritet kombëtar.

Katër sportistë do përfaqësojnë Shqipërinë në Cortina:

Laura Colturi

Denni Xhepa

Semire Dauti

Lisa Brunga

të cilët me arritjet e tyre e vendosën Shqipërinë në hartën e skive elitare botërore dhe hapën një kapitull të ri për sportin shqiptar. 🥇🔥

Foto Album, kliko këtu!