Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Media prestigjioze spanjolle “OKdiario” ka renditur Shqipërinë ndër destinacionet më të preferuara evropiane për vitin 2025, duke e përshkruar si “një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.” Në artikullin e saj, “OKdiario” thekson bukurinë natyrore mahnitëse, trashëgiminë kulturore dhe historinë unike të vendit, si dhe plazhet shqiptare që konkurrojnë me më piktoresket në botë. Ky vlerësim ndërkombëtar është një tjetër dëshmi e rritjes së imazhit turistik të Shqipërisë dhe e pozicionon vendin tonë si një prej destinacioneve më të kërkuara të vitit 2025, duke reflektuar suksesin e politikave të qëndrueshme në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.