Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Për herë të parë, Shqipëria mirëpret Konferencën e Kartës Rinore Europiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende europiane.

Kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për rolin gjithnjë e më aktiv të vendit tonë në nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve.

Në këtë kuadër, Karta Rinore Europiane po konsolidohet si një instrument konkret që zgjeron mundësitë për të rinjtë shqiptarë, duke u ofruar akses në një gamë të gjerë përfitimesh dhe eksperiencash, si:

  • Zbritje në transport, udhëtime dhe akomodim në Shqipëri dhe në vendet europiane
  • Oferta në kinema, teatro, muze, koncerte dhe aktivitete të tjera kulturore
  • Mundësi dhe përfitime në trajnime, edukim joformal dhe zhvillim profesional
  • Zbritje në aktivitete sportive dhe rekreative
  • Akses në një rrjet europian me miliona të rinj dhe mijëra partnerë
  • Mundësi për mobilitet, shkëmbime rinore dhe eksperienca ndërkombëtare

Karta Rinore Europiane është më shumë sesa një kartë përfitimesh. Ajo është një mjet që fuqizon të rinjtë, duke i ndihmuar të kursejnë, të udhëtojnë, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të krijojnë lidhje me mundësi të reja në të gjithë Europën. Në të njëjtën kohë, ajo kontribuon në rritjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe në afrimin e tyre me vlerat dhe mundësitë që ofron hapësira europiane.

Foto album, kliko këtu!