Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shqipëria mirëpret Kampionatin Evropian të Snooker 2025, organizuar nën kujdesin e European Billiard & Snooker Association (EBSA) dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Bilardos dhe Snookerit. Mbi 400 sportistë nga 38 vende evropiane do të garojnë për dy javë radhazi në disiplinat: 6 Red, Disability, Women dhe Men Teams, duke sjellë në Shqipëri nivelin më të lartë të këtij sporti në kontinent. Ky kampionat shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion i sportit
evropian, si dhe për forcimin e rolit të vendit në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare sportive, duke kontribuar në rritjen e vizibilitetit dhe reputacionit të vendit në arenën sportive kontinentale.