Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja, gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro, për Kampionatin “FIP Platinum Albania 2026”, ku theksuan rëndësinë e këtij eventi si një moment kyç për sportin dhe për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ky kampionat është një tregues konkret i kapaciteteve organizative të Shqipërisë dhe i vullnetit tonë për të qenë pjesë aktive e kalendarit ndërkombëtar të sporteve moderne. Përvoja nga vende të tjera tregon se evente të tilla gjenerojnë një fluks të konsiderueshëm vizitorësh, duke rritur kërkesën në sektorë si akomodimi, shërbimet, transporti dhe gastronomia, duke u përkthyer në të ardhura shtesë për ekonominë lokale dhe një nxitje të turizmit sportiv.

FIP Platinum Albania 2026, që do të zhvillohet në Tiranë, në Sheshin Skënderbej më 26-30 Maj, pritet të sjellë në vendin tonë sportistë elitarë, trajnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë, duke e pozicionuar Shqipërinë gjithnjë e më fort si një destinacion të besueshëm për evente të mëdha sportive dhe turistike.

Foto album, kliko këtu!