Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shqipëria mirëpret edicionin e 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore!

8–11 nëntor 2026

Nën kujdesin e MTKS dhe UNESCO-s, ky takim jubilar sjell së bashku ekspertë dhe përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore, për të shkëmbyer përvoja, praktika të mira dhe qasje të reja në ruajtjen, promovimin dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore jomateriale te brezat e ardhshëm.

Pritja e këtij takimi në Shqipëri konfirmon rolin aktiv dhe angazhimin e vendit tonë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, si një pasuri e gjallë që ruan identitetin, kujtesën dhe traditat e komuniteteve tona.

Nga mjeshtëritë tradicionale te ritualet, festat, muzika dhe dijet e trashëguara ndër breza, trashëgimia kulturore jomateriale është një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen.