Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Është përmbyllur me sukses Kampionati Botëror i Shahut për të Rinjtë – FIDE World Youth Chess Championships U14, U16 & U18 – 2025, duke vendosur Shqipërinë si një nga destinacionet kryesore botërore për shahun rinor. Ngjarja u zhvillua në Durrës, ku 730 lojtarë nga rreth 90 federata dhe gjithsej 1300 pjesëmarrës sollën frymën e garës, talentit dhe miqësisë ndërkombëtare. Ky kampionat jo vetëm që promovoi shahun si sport strategjik dhe edukativ, por edhe Shqipërinë si vend mikpritës për ngjarje ndërkombëtare, duke forcuar reputacionin e vendit tonë në skenën sportive globale. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit vlerëson kontributin e të gjithë organizatorëve, sportistëve dhe pjesëmarrësve, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e sporteve të mendjes dhe aktivitetet ndërkombëtare në vend.