Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Paestum, Itali | 30 Tetor – 2 Nëntor 2025

La XXVII Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico (BMTA)

Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që ndërthur arkeologjinë, turizmin dhe teknologjinë moderne, për herë të parë, Shqipëria merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përmes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe në partneritet me Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo (AICS) Tirana, duke prezantuar projektin e Parkut Arkeologjik Kombëtar të Bylisit.

BMTA është i vetmi event në botë i dedikuar posaçërisht turizmit arkeologjik, ku takohen ekspertë, institucione, operatorë turistikë dhe kompani për të ndarë ide, projekte e bashkëpunime të reja.

Objektivat kryesore:

  • Promovimi i parqeve dhe muzeve arkeologjikë;
  • Zhvillimi i destinacioneve turistike me bazë arkeologjike;
  • Zgjatja e sezonit turistik dhe rritja e mundësive ekonomike;
  • Përdorimi i teknologjive inovative për përvojë më gjithëpërfshirëse në arkeologji dhe muzeologji.

Me programin ArcheoVirtual, BMTA prezanton ekspozita multimediale dhe zgjidhje digjitale që transformojnë mënyrën se si përjetojmë trashëgiminë.

Një hapësirë ku trashëgimia bëhet motor zhvillimi, dhe ku historia jonë e përbashkët takohet me të ardhmen e inovacionit.