Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Për herë të tretë, Shqipëria mori pjesë në këtë ngjarje prestigjioze, e cila u zhvillua më 3–4 tetor në kështjellën historike Fort des Rousses në Jura, Francë. Nën udhëheqjen e somelierit franko-shqiptar Serxhio Prelashi, Team Albania përfaqësoi me krenari traditën e verës dhe potencialin turistik të vendit, duke promovuar destinacionet e verës, kulturën dhe mikpritjen shqiptare. Gjatë aktivitetit, u prezantuan me sukses produktet e Kantina Bardha, Kantina Arbëri dhe Kantina Uka, si shembuj të turizmit të verës që po zhvillohet me ritme të shpejta në Shqipëri, duke e bërë vendin tonë një destinacion tërheqës për adhuruesit e verës dhe eksperiencave kulturore unike.