Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shpallja e zonave të para malore me përparësi zhvillimi ekonomik në Shkodër, Mat dhe Shijak shënon një hap strategjik drejt nxitjes së investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Një proces i nisur në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, për të cilin jemi krenarë teksa sot konkretizohet me hapa të qartë e të matshëm në terren.

Me Paketën e Maleve po krijohet baza për zhvillim rural, ekonomi malore dhe sidomos turizëm gjithëvjetor, duke i hapur rrugën investimeve të reja në 🎿sporte dimërore, 🥾shtigje alpinizmi dhe aktivitete rekreative që gjenerojnë vizitorë në çdo stinë dhe i japin energji të re ekonomisë së zonave, duke rritur përfshirjen e komuniteteve vendase, zhvillimin e balancuar territorial dhe konkurrencën turistike në rajon.