Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Shqipëria shënon një rezultat historik në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së 2025, duke u renditur në vendin e tretë ekipor mes 12 shteteve pjesëmarrëse dhe 747 sportistëve në total. Ekipi kombëtar i Taekwondo-së u kthye në atdhe me 13 medalje, një sukses i jashtëzakonshëm që dëshmon nivelin në rritje të sportit shqiptar dhe përkushtimin e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Krenarë për kampionët ballkanikë në kategorinë senior: Erneset Merdanaj – për të pestin vit radhazi Kampion Ballkani; Gledis Buba – shpallet Kampion Ballkani. Në kategorinë e femrave, Sidorela Likometi fiton titullin Nënkampione Ballkani. Medaljet e tjera të fituara nga ekipi shqiptar:

  1. Rubin Brusha
  2. Ema Kreshpa
  3. Dition Gjika
  4. Rainer Pronja
  5. Bernt Brusha
  6. Klaudio Lekndreaj
  7. Fatih Hoxha
  8. Darel Marku
  9. Aiden Hysa
  10. Klean Rama

Ky sukses pasqyron disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin e sportistëve tanë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zhvillimin e sportit elitar në Shqipëri.