Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Muzeu Etnografik i Durrësit, i njohur edhe si shtëpia e fëmijërisë së Aleksandër Moisiut, është restauruar përmes programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ky objekt pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i vitit 2019. Ndërhyrja ka mundësuar ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të objektit, duke e rikthyer atë në shërbim të publikut.

Sot, muzeu është i hapur për vizitorët, duke ofruar mundësinë për të eksploruar trashëgiminë e Aleksandër Moisiut dhe traditat e pasura kulturore të Durrësit.

Foto album, kliko këtu!