Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në Zerqan të Bulqizës, në një nga banesat më të spikatura të trashëgimisë kulturore, po materializohet një ndërhyrje me vlerë të veçantë që dëshmon se ruajtja e identitetit historik ecën paralelisht me zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Kjo banesë tradicionale, Monument Kulture i kategorisë së I-rë dhe pjesë e një kompleksi rural, përfaqëson një dëshmi të gjallë të arkitekturës së shekujve XVI–XIX, me gur, qerpiç dhe elementë druri të punuar me finesë.

Falë ndërhyrjes restauruese të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kjo pasuri po rikthehet në identitetin e saj duke ruajtur autenticitetin dhe tipologjinë. Ky restaurim jo vetëm rikthen në jetë një vlerë të rëndësishme të memories sonë kombëtare, por krijon edhe mundësi të reja për jetën komunitare dhe turizmin kulturor. Në vijim, banesa synohet të shndërrohet në muze familjar dhe hapësirë sociale për vizitorët.

Foto album, kliko këtu!