Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit është duke nisur procesin e hartimit të Planit të ri të Veprimit 2026–2030 në kuadër të Open Government Partnership (OGP).

OGP është një iniciativë ndërkombëtare që synon forcimin e qeverisjes së hapur përmes rritjes së transparencës, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare dhe përdorimit të teknologjisë në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike. Në këtë kuadër, çdo plan veprimi hartohet përmes një procesi bashkëkrijimi ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile, duke identifikuar angazhime konkrete, të matshme dhe me ndikim në fushat përkatëse. Për hartimin e Planit të Veprimit 2026–2030, Ministria jonë synon të përfshijë aktivisht organizatat e shoqërisë civile në procesin e konsultimit dhe bashkëkrijimit të angazhimeve që lidhen me sektorët e turizmit, kulturës dhe sportit.

Në këtë kuadër, ju ftojmë të kontribuoni me propozime dhe ide konkrete për angazhime që mund të ndërmerren gjatë periudhës 2026–2030, duke plotësuar pyetësorin e përgatitur për këtë qëllim. Përgjigjet tuaja janë të rëndësishme për përcaktimin e prioriteteve dhe masave konkrete.

Afati i dërgimit të informacioni: 26.04.2026.

Kliko për Pyetësorin: Procesi i Bashkë-krijimit për Planin e Veprimit OGP 2026–2030