Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projekti TID Durrës synon riqendërzim të zonës arkeologjike, për ta kthyer atë në një motor të ri zhvillimi për të gjithë qytetin, duke kriijuar një park të madh arkeologjik urban. Projekti siguron rrugë dhe sheshe të organizuara, duke i kthyer bulevardet dhe rrugët tregtare në gjurmë historike për qarkullim të orientuar, konsum tregtar, turizëm dhe zhvillim ekonomik.

Integrimi i Amfiteatrit Antik në një park arkeologjik modern, restaurimi i shtëpive tradicionale, rivitalizimi i hapësirave publike dhe krijimi i një modeli të ri mikpritjeje dhe orientimi për vizitorët janë dëshmi e punës së kujdesshme dhe të pandërprerë për t’i sjellë Durrësit dinjitetin që i takon si destinacion mesdhetar. Ky projekt ruan çdo vlerë historike, ndërton një ekonomi të re përmes kulturës dhe turizmit, rrit atraktivitetin e qytetit dhe krijon mundësi të reja për banorët dhe bizneset. Durrësi po rilind mbi themelet e vet, me respekt të plotë për trashëgiminë dhe me vizion të qartë për të ardhmen, dhe ne jemi të përkushtuar ta çojmë përpara këtë transformim me profesionalizëm dhe transparencë të plotë me publikun.