Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projekti për restaurimin dhe rikualifikimin urban të Qendrës Historike në Pogradec nga FSHZH dhe Bashkia Pogradec po ecën me ritme të mira, me 80% të punimeve tashmë të realizuara. Restaurimi i objekteve tradicionale, rivitalizimi i shesheve publike, krijimi i itinerareve tematike dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane po i japin qytetit një dimension të ri zhvillimi.

Ky investim nuk është vetëm një ndërhyrje në hapësirë, por një investim në trashëgiminë kulturore, turizmin dhe ekonominë lokale. Me përfundimin e projektit në Tetor 2026, Pogradeci do të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët, bizneset dhe vizitorët që zgjedhin të përjetojnë historinë dhe bukuritë e këtij qyteti unik.

Video, kliko këtu!