Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Me një buxhet prej 919 milionë lekësh, Turizmi në 2026 synon të forcojë promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe të mbështesë zhvillimin cilësor të produkteve turistike.

Ky buxhet krijon mundësi për:

  • rritjen e kapaciteteve të AKB dhe AKT në zbatimin e politikave të turizmit;
  • financimin e projekteve prioritare që rrisin konkurrueshmërinë e destinacioneve;
  • vijimin e investimeve publike në infrastrukturën turistike.

Shqipëria do të vazhdojë përfaqësimin në panairet kryesore ndërkombëtare për të konsoliduar imazhin e vendit dhe bashkëpunimet me tregjet globale.

Gjithashtu, në 2026 do të vijojë mbështetja financiare për projektet në fushën e turizmit, në vazhdim të thirrjes 2025, me fokus në promovimin dhe zhvillimin e produkteve të reja turistike.