Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend. Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social, me fokus rininë dhe të ardhmen.

7.4 mld lekë buxhet total për MTKS (+20%) krahasuar me 2025

Kultura: 4.95 mld lekë, 67% e fondeve të ministrisë, +19.4% krahasuar me 2025

Turizmi: 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit

Sporti: 834.6 milionë lekë, +32% krahasuar me vitin e kaluar

Rinia: 285.8 milionë lekë, +78% për financimin e politikave rinore

🔸2.08 mld lekë për paga dhe sigurime

🔸2.64 mld lekë për shpenzime operative

🔸2.66 mld lekë për investime kapitale