Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend. Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social.

7.4 mld lekë buxhet total për MTKS (+20%) krahasuar me 2025

Kultura: 4.95 mld lekë, 67% e fondeve të ministrisë, +19.4% krahasuar me 2025

Turizmi: 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit

Sporti: 834.6 milionë lekë, +32% krahasuar me vitin e kaluar

Rinia: 285.8 milionë lekë, për financimin e politikave rinore

  • 2.08 mld lekë për paga dhe sigurime
  • 2.64 mld lekë për shpenzime operative
  • 2.66 mld lekë për investime kapitale