Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në prezantimin e Programit për Rijetëzimin e Kullave në bashkëpunim me GIZ Shqipëri i cili synon të kthejë kullat tradicionale të veriut në hapësira të gjalla të turizmit, kulturës dhe ekonomisë lokale, duke i restauruar, përshtatur dhe përfshirë në itinerare turistike që ofrojnë përvoja autentike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Programi përfshin katër qarqe: Dibër, Kukës, Shkodër dhe Lezhë, dhe synon që kullat të mos mbeten më vetëm monumente, por të rijetëzohen si bujtina, qendra kulturore, muze lokale apo pika edukimi që lidhin historinë me jetën bashkëkohore.

Kullat do të shndërrohen në bujtina, qendra kulturore dhe vende mikpritjeje që ruajnë historinë, por sjellin zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet përreth.