Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Prezantuam sot Draft-Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, një dokument i rëndësishëm që përcakton vizionin dhe prioritetet e zhvillimit kulturor të Shqipërisë për vitet e ardhshme. E ndërtuar mbi një proces të gjerë konsultimi me profesionistë të fushës, institucione, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, kjo strategji synon të forcojë institucionet kulturore, të mbështesë artistët dhe industrinë krijuese, të promovojë trashëgiminë kulturore si një aset zhvillimi dhe të zgjerojë aksesin në kulturë për çdo qytetar. Në një kohë transformimesh të shpejta shoqërore dhe teknologjike, Draft-Strategjia synon të ndërtojë një ekosistem kulturor më modern, më të qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës, duke e vendosur kulturën në qendër të zhvillimit ekonomik, social dhe evropian të vendit.

Mirënjohje për të gjithë ekspertët, artistët, institucionet dhe partnerët që kontribuan në hartimin e këtij dokumenti, si dhe për partnerët tanë strategjikë, Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), Fondacionin Santagata, Ambasadën e Italisë në Shqipëri dhe Qeverinë Italiane, për mbështetjen dhe ekspertizën e tyre të vyer në këtë proces.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të njihen me Draft-Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030 dhe mirëpresim komentet, sugjerimet dhe kontributet e tyre deri më 22 qershor, në funksion të përmirësimit dhe pasurimit të këtij dokumenti strategjik: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/980

Foto album, kliko këtu!