Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Së shpejti, Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes Virtual Reality! “Old Bazaar of Shkodra” është një eksperiencë VR që rindërton Pazarin e shekullit XIX, bazuar në fotografitë dhe materialet historike të arkivit të Muzeut Marubi. Përmes modelimit 3D, arkitekturës, personazheve, tingujve dhe atmosferës së kohës, publiku do të ketë mundësinë jo vetëm ta shohë historinë, por të hyjë brenda saj. Një Pazar i humbur, që së shpejti do t’i rikthehet Shkodrës në një mënyrë krejt të re.

Projekti bëhet i mundur falë bashkëpunimit ndërmjet KubFranceTirana (Instituti Francez i Shqipërisë) / Ambasadës së Francës në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Consulting and Development Partners (CODE Partners).

Video, kliko këtu!