Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ministri Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Ministren e Turizmit të Italisë, Daniela Santachè, i cili riafirmoi angazhimin e ndërsjellë për ndërtimin e një partneriteti afatgjatë, të qëndrueshëm dhe inovativ në fushën e turizmit, duke hapur rrugën për bashkëpunime më të thelluara në nivel dypalësh dhe rajonal. Diskutimet u fokusuan në një sërë iniciativash të rëndësishme, si harmonizimi i standardeve mes dy vendeve, rritja e lehtësive për udhëtarët, krijimi dhe promovimi i itinerarëve kulturorë me vlerë të lartë, si dhe nxitja e projekteve që fuqizojnë aftësitë profesionale dhe përmirësojnë formimin e aktorëve të sektorit.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e zhvillimit të mundësive turistike gjatë gjithë vitit, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të diversifikuar ofertën turistike. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në turizëm, duke synuar vendosjen e standardeve të reja për një turizëm modern, inovativ dhe me cilësi të lartë në vend.

Foto Album, kliko këtu!