Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Ojnat, arti i rafinuar i thurjes me grep dhe gjilpërë në traditën shqiptare, janë nominuar në një dosje të përbashkët me Rumaninë dhe Turqinë për përfshirje në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Një trashëgimi e çmuar, e ruajtur dhe përcjellë ndër breza nga gratë shqiptare, vijon të jetojë sot përmes mjeshtërisë së artizaneve, duke ndërthurur traditën me frymën bashkëkohore dhe duke përfaqësuar kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.