Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën“, i ndryshuar, statutit dhe Rregullores së Brendëshme të institucionit, Cirku Kombëtar shpall:

Konkurim për 2 (dy) pozicione vakante në profilin: Orkestrant.

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posatçme, si vijon:

1- Instrumentisti Kitarist i Orkestrës së Cirkut duhet të kenë mbaruar arsimin e lartë në Universitetin e Arteve.

2- Instrumentisti Bateri Drums i Orkestrës së Cirkut duhet të ketë eksperiencë shumë vjecare në instrumet, pasi nuk ka degë specifike në Universitetin e Arteve.

3- Të lexojnë partitura standarte për instrumentat përkatës.

4- Të ketë eksperiencë artistike në Show të ndryshëm me karakter skenik dhe Spektakle skenike televizive.

5- Te kenë njohuri artistike bashkëkohore në rrymat e ndryshme muzikore, si në muzikën tradicionale të lehtë Europiane: Tango, Bossa Nova, Cha-Cha-Cha, Beguine, në muzikën moderne, Pop, Pop Rock, Rock, Disko & House, Folk, muzikën eksperimentale etj,

6- Të kenë përvojë pune direkte në një institucion artistik, njohuri dhe përvojë në  Instrumentin përkatës Kitarë/Bateri Drums për Orkestër të Muzikës së lehtë dhe Simfonike, e më gjerë.

7- Të interpretojnë të pakten në dy instrumente muzikore brenda fushës së instrumentit përkates si psh: Kitarë Elektrike, Kitarë Akustike, Instrumenta Popullorë.

Bateri Drums i plotë, perkusion dhe Instrumenta Popullorë.

8- Të jenë aktivizuar jo më pak se 5 -vjet në evenimente artistike prestigjoze, si private  apo shtetërore, si festivale, koncerte apo show të ndryshëm bashkëkohorë si instrumentist dhe krijimtari  artistike me karakter muzikor.

9- Të kenë dëshmuar krijimtari dhe iniciativë nëpërmjet projekteve të ndryshme në fusha të artit dhe të Kulturës.

10- Të kenë aftësi të mira komunikuese, koordinuese të punës në grup, mardhenie të mira me artistë të fushave të ndryshme të artit, si dhe të kenë bashkëpunime si Instrumentist dhe Krijimtari Muzikore  me artistë të skenës Shqipëtare.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV)
  2. Fotokopje të dëftesës së arsimit Universitar dhe listës së notave dhe /ose diplomë Bachelor dhe /ose Master dhe listës së notave. (Për instrumentistët Bateri-Drums dëftesë e arsimit bazë, të mesëm apo të lartë (nëse ka) dhe listës së ) Për dëftesat apo diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të përcillet dhe njehsimi nga Ministria e Arsimit.
  3. Fotokopje e Librezës së Punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë.
  4. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.
  7. Çertifikatë familiare
  8. Referencë (rekomandim), nga punëdhënës të mëparëshëm/ bashkëpunëtorë/ mësues.
  9. Adresën e saktë të vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 4, 5, 6, 7, 8, duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet të bëhet brënda datës 16.02.2026 nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në zyrën e protokollit, pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr. Ded Gjo Luli, Tiranë.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë, humbet automatikisht të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.

AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 18.02.2026, ORA 10:00, NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RRUGA DED GJO LULI, TIRANË.

  • PROGRAMI I AUDICIONIT:

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, do t‘i nënshtrohen procedurave të testimit praktik të njohurive, sipas programit të mëposhtëm.

Ekzekutim të stileve muzikore:

  • Cha-Cha-Cha 10 pikë
  • Rock 10 pikë
  • Funky 10 pikë
  • Popullore 10 pikë
  • Improvizim Solistik 20 pikë
  • Lexim partiture (a prima vista) 20 pikë
  • Improvizim në grup 20 pikë

Totali i pikëve  100 pikë

Minimumi i pikëve të pranuara 60 pikë

Shënim

  • VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet dhe përgatitjen sipas kritereve të përcaktuara, programit dhe sistemit të pikëzimit të miratuar dhe të paraqitur në këtë shpallje.

  • SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë, do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.