Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Bazuar në VKM-në Nr. 109, datë 06.03.2019 “Për vendosjen e standatreve në kryerjen e disa aktiviteteve me punojës të përkohshmëm (me kontratë një vjecare), në njësitë e qeverisjes qëndrore“ per nevojat e institucionit, Cirku Kombëtar shpall:

Thirrjen për aplikim për 1 (një) pozicion pune si “Këshilltar i jashtëm për Mediat dhe Marrëdhëniet me Publikun”.

Cirku Kombëtar kërkon të punësojëpunonjës të jashtëm me kontratë një vjeçare në pozicionin e  “Këshilltar i jashtëm për Mediat dhe Marrëdhëniet me Publikun“.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Planifikimi i strategjisë së komunikimit dhe marketingut digjital:
  • Menaxhimi dhe zhvillimi i rrjeteve sociale: Instagram, Facebook, YouTube, etj.
  • Krijimi dhe publikimi i përditshëm i kontentit (postime, video, story, reels, etj.).
  • Fotografimi dhe videografia gjatë aktiviteteve, provave dhe shfaqjeve.
  • Montazhi bazë i materialeve video dhe përgatitja e tyre për publikim.
  • Formulimi, zhvillimi dhe mirëmbajtja e faqes zyrtare (web).
  • Azhornimi periodik i informacionit në web dhe rrjetet sociale.
  • Përgatitja e materialeve promocionale (tekste, foto, video, njoftime).
  1. Planifikimi i strategjisë së marketingut dhe marrëdhënieve me publikun:
  • Krijimi dhe menaxhimi i platformave për donacione, sponsorizime dhe partneritete.
  • Koordinimi i fushatave promocionale dhe marketingut.
  • Ndërtimi i marrëdhënieve me media dhe organizimi i promovimit në televizione, portale dhe rrjete të
  • Analiza e performancës së fushatave dhe raportimi periodik.

Kriteret e aplikimit:

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Media, Marrëdhënie Publike, IT, ose fusha të
  • Minimumi 2–3 vite eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe marketing digjital.
  • Eksperiencë në krijimin e kontentit kreativ dhe promovues.

Aftësi teknike:

  • Njohuri shumë të mira në menaxhimin e platformave sociale.
  • Aftësi në fotografi dhe videografi.
  • Njohuri në programe të ndryshme editimi
  • Njohuri bazë në menaxhimin dhe administrimin e website (WordPress ose platforma të ngjashme).
  • Aftësi në përdorimin e platformave të marketingut dhe reklamimit online.

Aftësi personale:

  • Kreativitet dhe mendim strategjik.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Fleksibilitet për punë gjatë eventeve dhe shfaqjeve.
  • Iniciativë dhe përgjegjshmë

Avantazh përbën:

  • Eksperienca në institucione kulturore, artistike ose evente.
  • Njohuri në gjuhë të huaja (anglisht e detyrueshme).
  • Eksperienca në fundraising, sponsorizime dhe partneritete.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV)
  2. Fotokopje të dëftesës së arsimit të lartë.
  3. Fotokopje e Librezës së Punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë.
  4. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.
  7. Çertifikatë familiare
  8. Referencë (rekomandim), nga punëdhënës të mëparëshëm/ bashkëpunëtorë/ mësues.
  9. Adresën e saktë të vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 4, 5, 6, 7, 8, duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet të bëhet brënda datës 13.03.2026 nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në zyrën e protokollit, pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr. Ded Gjo Luli, Tiranë.

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë, humbet automatikisht të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.

AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 16.03.2026, ORA 10:00. NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RRUGA DED GJO LULI, TIRANË.