Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar, Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën“, i ndryshuar, statutit dhe Rregullores së Brendëshme të institucionit, Cirku Kombëtar shpall:

Konkurim për 1 (një) pozicion vakant në profilin: Akrobat i dytë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posatçme, si vijon:

  1. Kandidatët duhet të jenë artist solistë me përvojë, aftësi, shprehi skenike dhe artistike.
  2. Të kenë aftësi praktike në elementët lëvizorë, akrobaci statike, akrobaci dinamike, në pregatitjen e përgjithshme dhe speciale fizike.
  3. Preferohen studentë të dalë nga rradhët e studios së Cirkut Kombëtar, apo nga çdo studio apo çdo shkollë cirku në Europë. Ky kriter nuk përjashton elementë të tjerë të talentuar që do të paraqiten për konkurim.
  4. Të mos kenë masë disiplinore për laargim nga puna në fuqi.
  5. Preferohen të kenë trajnime apo kualifikime në fushën përkatëse.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë fotokopje të dokumentacionit, si më poshtë:

  1. Jetëshkrim (CV)
  2. Fotokopje të dëftesës së arsimit bazë ose të mesëm dhe listës së notave dhe /ose diplomë Bachelor dhe /ose Master (nëse ka) dhe listës së notave. Për dëftesat apo diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë, të përcillet dhe njehsimi nga Ministria e Arsimit.
  3. Fotokopje e Librezës së Punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë.
  4. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  6. Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.
  7. Çertifikatë familiare
  8. Referencë (rekomandim), nga punëdhënës të mëparëshëm/ bashkëpunëtorë/ mësues.
  9. Adresën e saktë të vendbanimit, e-mail dhe kontakt telefonik.
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • Dokumentacioni i përcaktuar në pikat 4, 5, 6, 7, 8, duhet të jetë lëshuar jo më parë se 3 muaj nga momenti i aplikimit.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet të bëhet brënda datës 16.02.2026 nëpërmjet postës zyrtare, apo dorazi në zyrën e protokollit, pranë zyrave të Cirkut Kombëtar, në adresën: Rr. Ded Gjo Luli, Tiranë.

 

Çdo aplikant i cili, brenda afatit të përcaktuar, nuk dërgon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, apo paraqet dokumentacion jashtë afatit të vlefshmërisë, humbet automatikisht të drejtën e vijimit të fazës së mëtejshme të konkurimit.

AUDICIONI DO TË ZHVILLOHET NË DATËN 19.02.2026, ORA 10:00,. NË AMBIENTET E CIRKUT KOMBËTAR, NË ADRESËN: RRUGA DED GJO LULI, TIRANË.

  • PROGRAMI I AUDICIONIT:

Kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, do t‘i nënshtrohen procedurave të testimit praktik të njohurive, sipas programit të mëposhtëm.

Lëvizore:

01- Sparkatë me të majtën, në stol të vogël

02- Sparkatë me të djathtën, në stol të vogël

03- Ballore, në stol të vogël

04- Ura të thella tek themrat

05- Ura për shpatulla

50 pikë

 

Statike:

01- Vertikale me këmbë të mbyllura nga poshtë

02- Vertikale me këmbë të hapura nga poshtë

03- Vertikale me këmbë të mbyllura nga sipër

04- Vertikale me këmbë të hapura nga sipër

05- Vertikale me kokë

50 pikë

 

Dinamike:

01- Kapërdimje para, mbrapa, vertikal kapërdimje para, kapërdimje mbrapa vertikal

02- Kip me kokë

03- Fletë para me të majtën

04- Fletë para me të djathtën$

05- Fleta rrjesht (3-5)

06- Fletë mbrapa me të majtën

07- Fletë para me të djathtën

08- Fletë anash me të majtë rrjesht (3-5)

09- Fletë anash me të djathtën rrjesht (3-5)

10- Fletë para me ndryshim

11- Fiflak

12- Fletë anash pa duar

13- Fletë para pa duar

14- Randat temp

15- Randat fiflak

16- Randat fiflak salto

17- Salto para

170 Pikë

 

Përgatitje fizike:

1- Minutazh në shkallë suedeze për bark (f 10 sek, m 20 sek)

2- Pompa në tolë (f 15, m 25)

3- Kërcime me lartësi (f 20, m 40)

4- Për bark në tokë (f 15, m 25)

5- Për mes në shkallë suedeze (f 8, m 15)

50 pikë

(Vlerësimi për çdo ushtrim si më lart do të jetë nga 1-10 pikë me një grupim prej 50 dhe 170 pikësh në total për grupimet e ushtrimeve. Pikët minimale për kualifikim në çdo ushtrim do të jenë 4)

 

PERFORMANCA ARTISTIKE

  1. Paraqitja e 1 ose dy numrave artistikë
  2. Numrat duhet të jenë në profile të ndryshme
  3. Çdo numër duhet të zgjasë nga 2-5 minuta
  4. Profilet e kërkuara: ekuilibër, ajër, zhonglerim, kllounatë.

(Vlerësimi për çdo numër të performancës artistike do të jetë nga 1-50. Pikët minimale për kualifikim 10 pikë/numër)

 

Totali i pikëve: 420 pikë

Minimumi i pikëve: 148 pikë

 

Shënim

  • VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Komisioni do të shqyrtojë dhe vlerësojë aplikimet dhe përgatitjen sipas kritereve të përcaktuara, programit dhe sistemit të pikëzimit të miratuar dhe të paraqitur në këtë shpallje.

  • SHPALLJA E REZULTATEVE

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë, do të njoftohen për rezultatet nëpërmjet adresës së e-mail-it të paraqitur në dokumentacionin e aplikimit.