Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

ALBAFILM Sh.a  hap thirrjen për 1 (një) vend vakant në pozicionin  Magazinier/e.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

  • Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale, duke hartuar dokumentacionin përkatës.
  • Evidenton të gjitha lëvizjet e mallrave në kartelat e magazinës dhe dokumentet shoqëruese si: fatura, fletë-hyrje dhe fletë-dalje, duke kryer rakordimin me kartelat e llogarisë.
  • Ndjek procesin e furnizimit të mallrave dhe komunikon me strukturat përkatëse.
  • Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi gjendjen e mallrave në magazinë, duke paraprirë mungesat e mundshme.
  • Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e të gjitha vlerave materiale në ngarkimin e tij/saj.
  • Shpërndan bazën materiale sipas kërkesave të miratuara.
  • Për mallrat e zëvendësuara (të përdorura, të konsumuara ose pjesë të dëmtuara), harton proces-verbal dhe i mban në ruajtje deri në vendimin e Administratorit për veprimet e mëtejshme.
  • Siguron dokumentimin e menjëhershëm të çdo hyrje-dalje në magazinë.
  • Për mallrat që mbërrijnë pjesë-pjesë, përdor dokumente të përkohshme derisa të vijë sasia e plotë, moment në të cilin plotëson fletë-hyrjen/fletë-daljen përfundimtare duke bashkëlidhur dokumentet paraprake.
  • Dorëzon pranë Specialistit të Financës një kopje origjinale të çdo fletë-hyrjeje dhe fletë-daljeje, si dhe plotëson kartelat e magazinës me lëvizjet përkatëse në sasi dhe në vlerë

KUALIFIKIMET:

ARSIMI I KËRKUAR: I mesëm/I lartë

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë kërkesën për aplikim së bashku me një  C.V  në adresën e email albafilm@mtks.gov.al nga data 15.12.2025 deri më 19.12.2025.

Aplikantët që përmbushin kriteret do të njofohen  në një moment të dytë për intervistë.