Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

Në zbatim të VKM nr. 893, datë 17.12.2014, “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore, si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e organizimit të brendshëm”, të ndryshuar, si dhe të Urdhrit nr. 288, datë 12.12.2025, të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, “Për fillimin e procesit për ngritjen e këshillit të ekspertëve pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit”, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit shpall thirrjen për shprhejen e interesit për anëtarë të Këshillit e Ekspertëve, si vijon:

 

  1. Ekspert në fushën e promovimit dhe turizmit;
  2. Ekspert në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, muzeologjisë dhe trashëgimisë kulturore jomateriale;
  3. Ekspert në hartimin e politikave, në përgatitjen e projekteve, identifikimin e burimeve të financimit monitorimin e tyre, në fushën e artit dhe kulturës;
  4. Ekspert në hartimin e politikave dhe projekteve në fushën e sportit;
  5. Ekspert në hartimin e politikave dhe projekteve në fushën e rinisë.

 

Detyrat kryesore të Këshillit të Ekspertëve

  1. a) vlerësimin dhe dhënien e mendimeve për çështje të fushave të përgjegjësisë së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
  2. b) propozimin dhe zhvillimin e iniciativave ligjore e nënligjore në fushën që i përket MTKS, me qëllim adresimin e çështjeve të caktuara që i përgjigjen realizimit të politikës së përgjithshme shtetërore;
  3. c) kontribuimin me njohuri dhe ekspertizë të posaçme profesionale për çështje të përgjithshme të proceseve, pjesë e fushës së përgjegjësisë së MTKS;
  4. ç) paraqitjen e rekomandimeve dhe zgjidhjeve të mundshme për adresimin e çështjeve e të problematikave të ndryshme, që lidhen me fushën e përgjegjësisë së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

 

Kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët: 

  1. a) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. b) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  3. c) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

 

Kërkesat e posaçme që duhet të plotësojnë kandidatët:

Të ketë përvojë profesionale të paktën 9 (nëntë) vjet në fushën/fushat e ngjashme apo të lidhura me fushat e ekspertizës për të cilën aplikon të bëhet pjesë e Këshillit të Ekspertëve.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrimin / CV;
  2. b) Letër interesi ku të përshkruhet eksperienca dhe fusha e ekspertizës që aplikon të ofrojë;
  3. c) Kopje të diplomës/diplomave, çertifikatave/trajnimeve që provojnë fushën e ekspertizës dhe eksperiencën;
  4. d) Kopje të dokumentit të identitetit;
  5. e) Letër reference nga punëdhënës të mëparshëm në natyrën e fushës së ekspertizës;
  6. f) Fotokopje të librezës së punës / Dokumentacion ligjor që të provojë eksperiencën në fushën e ekspertizës;
  7. g) Vetëdeklarim lidhur me gjendjen gjyqësore.

 

Afati i dorëzimit të shprehjes së interesit dhe dokumentacionit është 26.02.2026, i cili mund të dërgohet në adresën elektronike info@mtks.gov.al ose pranë protokollit të MTKS.